Surprise Me!

73% e studenteve pranojne korrupsionin ne Universitete

2018-11-24 1 Dailymotion

73% e studentëve shqiptarë pranojnë korrupsionin ne Universitete. Rezultati befasues del nga një anketim i kryer nga Qendresa Qyetare mbi nivelin dhe perceptimin e korrupsionit në 5 universitete publike.

"73% e studentëve të anketuar pranojnë korrupsionin brenda Universiteteve, 62% pohojnë se janë të informuar nga eksperiencat personale miqve apo familjarëve të tyre".

Po cilat janë format më të përhapura të korrupsionit?

"43% pranojnë se jepen para në këmbim të notës, ndërsa 7% mendojnë se korrupsioni vjen përmes shitjes se librave. 24% e studentëve thonë se do të jepnin para në këmbim të notës".

Anxhela, studente dhe njeherësh një nga anketueset, na sqaron sesi ndërtohen marrëdhëniet korruptive brenda Universiteteve.

"Mënyrat e korrupsionit janë rryshfet që merret me ndermjetësimin e një personi të tretë apo kontakt i drejtpërdrejtë student ? pedagog".

Në zyrën e Antikorrupsionit në Tiranë nuk ka asnjë rast korruptiv të denoncuar nga studentët për vitin 2018. Po këtë fakt, Xhemollari e shpjegon me mungesën e besimit që kanë studentet për ndëshkimin e këtyre rasteve.

"Vetëm 8% e studentëve kanë besim te ndëshkueshmëria e rasteve korruptive, pjesa tjetër nuk kanë aspak besim ose janë të lëkundur".

Sipas anketimit, prania e korrupsionit shfaqet më e lartë në Universitetin Politeknik të Tiranës me 80%, e ndjekur Universiteti Buqësor i Tiranës me 77%.

Buy Now on CodeCanyon